UBT News

​Osmani takoi Yllin e FSK-së: E gjithë Kosova është krenare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim toger Ylli Dalladaku, i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “West Point”.

Për pjesëtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Osmani ka thënë se është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm si ShBA-të.

“Në njërën anë, përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit, e nëpërmjet tij edhe të Kosovës. I suksesshëm në West Point, i suksesshëm në kursin bazik të oficerit të këmbësorisë në SHBA dhe i suksesshëm në përfundimin e shkollës ‘Ranger’ që është kursi më sfidues në ushtrinë amerikane. Suksese Ylli! E gjithë Kosova është krenare me ty”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Exit mobile version