UBT News

​Osmani takohet me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar slloven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovšca.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim me ta, Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

Sipas Osmanit, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

Presidentja Osmani në takim me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.

Exit mobile version