Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për zgjedhjet lokale, duke ftuar të votojnë të gjithë për kualitetin e jetës në komunat ku banojnë. Ajo ka uruar që procesi të jetë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër COVID-19.
“Mirëmëngjesi Kosovë! Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër COVID-19”, ka shkruar Osmani në Facebook./UBTNews