Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media do të flasë lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.
Konferenca ku Osmani do të shpalosë detaje para fillimit të këtij forumi do të mbahet në ora 13:30, në objektin e trashëgimisë kulturore, Hamami i Madh i Prishtinës.
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të mbahet më 22 dhe 23 tetor 2022 në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës.