UBT News

​Osmani pritet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme për komunat në veri

CAPTION ADDS TO THE PRESIDENT OF THE REPUBLIC OF KOSOVO'S NAME The President of the Republic of Kosovo, Vjosa Osmani-Sadriu poses for media prior to a meeting with Austrian President Alexander Van der Bellen in Vienna, Austria, Tuesday, June 22, 2021. (AP Photo/Lisa Leutner)

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut të vendit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor.

“Presidentja Osmani fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut të vendit. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor. Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre. Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës. Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Exit mobile version