Me nderime të larta shtetërore presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas kësaj ceremonie, Osmani me homologun e tij, Milanovic do të zhvillojnë një takim, ndërsa më pas do të ketë konferencë për medie.
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç në orën 12:00 do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ndërsa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do të takohet në orën 12:40.