UBT News

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri të Belgjikës, Grégoire Cuvelier, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Osmani me këtë rast e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Cuvelier, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe përkrahjen e rrugës evropiane për Kosovën.

Osmani falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit belg ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Cuvelier lidhur me situatën e sigurisë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia më 24 shtator në Republikën e Kosovës.

Exit mobile version