Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka kërkuar hapjen e një kapitulli të ri të dialogut Kosovë-Serbi. Pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak tha se dialogu duhet rishikuar me parimet që nuk cenojnë integritetit territorial dhe po ashtu Kushtetutën e vendit.
Osmani deklaroi se marrëveshja duhet të jetë me njohje reciproke.
“E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe atij që drejtor se për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim, i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojë interesat e veta në një proces që bie njohjen reciproke me kufijtë aktual dhe në respektim të Kushtetutës. Po ashtu, institucioneve të reja duhet t’iu bartet të gjitha informatat dhe ato marrëveshje që janë arritur të shikohet deri ku kanë arritur në zbatimin e tyre, por nga vlerësimi i deritanishëm del se Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet”, tha ajo.
Lajçak u takua dje edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.