Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon edhe sot takimet zyrtare në Zvicër. Osmani sot është pritur në takim nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës, Irène Kälin.
Osmani thotë se Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm për Kosovën.
“Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me znj. Irène KÄLIN, nënkryetare e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës. Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkombëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka treguar se shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikëbërje ishin temat e trajtuara gjatë takimit me Kälin.