Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Pragë të Çekisë.
Pas pritjes zyrtare, Osmani u prononcua para gazetarëve, për çka tha se ky samit joformal është jo platformë e re e rëndësishme evropiane, ku të gjitha shtetet janë të barabarta dhe do të kenë mundësi të dëgjohet zëri i të gjithëve.
“Duke qenë këtu në këtë ditë të rëndësishme për kontinentin evropian, unë jam këtu në emër të Republikës së Kosovës për të përfaqësuar vendin tim në këtë platformë të re, të rëndësishme, ku secili prej nesh në baza të barabarta do të ketë mundësinë që zëri ynë të dëgjohet, si dhe të sjell ide dhe të marrë pjesë në veprim kur bëhet fjalë për sfidat e përbashkëta me të cilat po përballemi, si dhe veprimet që do të ndërmarrim kur bëhet fjalë për përballimin e këtyre sfidave. Me padurim pres pjesëmarrjen në diskutime, si dhe takimet dypalëshe me liderët e Evropës, sigurisht, ajo me të cilën përballemi është e madhe, sfidat janë të mëdha, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të jemi të suksesshëm në përballje me secilën prej këtyre sfidave”, tha ajo.
Komuniteti Politik Evropian është një iniciativë e presidentit francez, Emanuel Macron, ku përveç 27 vendeve të Bashkimit Evropian, po marrin pjesë edhe 17 vende të tjera të Evropës.