Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe para varrezave të familjes Jashari në Prekaz. Në ditën e lindjes së komandantit legjendar, e para e shtetit ka thënë se Adem Jashari është hero i dinjitetit të popullit shqiptar.
Osmani ka thënë se komandanti legjendar ka hyrë një herë në histori për të mbetur përherë.
“I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë. Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike. Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!”, ka shkruar Osmani.
Pas homazheve, Osmani ka vizatuar edhe kullën e Rifat Jasharit, e shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.