Qytetarë të shumtë, ambasada të huaja, shoqëria civile dhe presidentja Vjosa Osmani i janë bashkuar marshit protestues në solidarizim për popullin e Ukrainës.
Osmani tha se ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës, rikthen memorien dhe plagët te populli i Kosovës.
“I jemi bashkuar botës demokratike, i jemi bashkuar aleatëve tanë edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet që po i kryen diktatori i luftës, Putin. Do të qëndrojmë të bashkuar dhe jam e bindur që edhe si në rastin e Kosovës, do të triumfojë liria dhe drejtësia”, ka thënë ajo.
Ajo edhe një herë ka shprehur gatishmërinë për pritjen e gazetarëve dhe qytetarëve ukrainas në Kosovë.