Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur rezolutën e organizatës për bashkëpunim islamik OIC ku u bënë thirrje shteteve anëtare të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës ta bëjnë këtë dhe ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Unë mirëpres dhe përgëzoj rezolutën e kësaj organizate për bashkëpunim islamik që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës, ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne mezi presim të punojmë me shtetet anëtare për të nxitur marrëdhënie më të ngushta”, ka shkruar Osmani teksa ka publikuar edhe rezolutën.
Nga 12 pika sa ka kjo rezolutë, mes tyre thuhet se e mirëpresin përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për ta avancuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe të gjithë Ballkanit perëndimor.
“Mirëpresim përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për ta avancuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor duke bërë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit”, është njëra nga pikat.
Në këtë rezolutë thuhet edhe se e mbështesin procesion e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
“Mbështesim procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian”, është njëra nga pikat e rezolutës.
Bëhet thirrje që të gjitha shtetet anëtare të organizatës ta konsiderojnë njohjen e Kosovës.
“Bëjmë thirrje të gjithë shteteve anëtare të organizatës të konsiderojnë njohjen e Kosovës”, bëhet thirrje.
OIC ka 57 vende anëtare dhe është e dyta.
I welcome &commend the @OIC_OCI resolution calling on members that are yet to recognize the irreversible independence of the Republic of Kosovo to do so, & supporting 🇽🇰 memberships to intl’ organisations.
We look forward to working with member states to foster closer relations. pic.twitter.com/u69pDOvg98— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 5, 2022