Forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.
Presidentja Vjosa Osmani, duke kujtuar këtë masakër, tha se e vërteta nuk mund të fshihet, ndaj do të jetë përkushtim i vazhdueshëm i shtetit.
Ajo shtoi se për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi.
“Duke u përpjekur t`i fshehin gjurmët e krimit, autorët zhdukën 44 viktima, një pjesë e të cilëve u gjetën vite më pas në një varrezë masive në Rudnicë të Serbisë. E vërteta nuk mund të fshihet, ndaj do të jetë përkushtim i yni i vazhdueshëm. Për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi. Të rënët në këtë masakër nuk do të harrohen kurrë dhe bashkë me përvjetorët e lirisë do të kujtohen çdoherë!”, ka theksuar presidentja Osmani.