Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova shkon në Ohër me shpresë për rezultate pozitive. Ajo në konferencë për media, pas takimit me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, tha se duhet të arrihet një marrëveshje e drejtë dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë, ku trajtohen si dy shtete të barabarta. Megjithatë, ajo tha se Serbia nuk duhet të bëjë obstruksione.
Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur optimist për një zgjidhje pozitive për takimin e nesërm në Ohër.
Pas takimit me presidenten Osmani, emisari Escobar tha se qëllim i ShBA-së është të krijojë paqe mes dy vendeve dhe në rajon përgjithësi.
Escobar gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.