Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku ka përsëritur përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për të punuar me partnerët për siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe ka theksuar përkushtimin për një të ardhme brenda institucioneve euroatlantike.
Osmani ka përgëzuar presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për një organizim të suksesshëm të këtij samiti në të cilin po marrin pjesë krerët e 13 shteteve. Aty po bisedohet rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.