Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme për intensifikimin e procesit të dialogut me Serbinë.
Pas takimit me të dërguari e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Osmani tha se Kosova ka qenë gjithmonë palë konstruktive në dialog.
“Kosova është dhe gjithnjë ka qenë pala komstruktive në këtë proces, po ashtu është e gatshme për intensifikim të procesit. Po ashtu shpreha shqetësimin për mos zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia”, tha ajo.
Ndërsa Escobar u shpreh i rezervuar për procesin e dialogut, derisa shprehu mbështetjen për Kosovën.