UBT News

​Osmani: Jemi në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për të diskutuar zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal.

Osmani ka shkruar në Twitter se Kosova dënon fuqimisht agresionin e Rusisë.

“Jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version