UBT News

​Osmani inkurajon Auditoren e Përgjithshme për punë në funksion të rritjes së transparencës

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.

Sipas komunikatës nga presidenca, Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punojë në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet.

Në anën tjetër, Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së.

Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit.

Exit mobile version