Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID Kosovo, Zeinah Salahi dhe në prezencë të Ambasadorit Amerikan, Jeffrey Hovenier, sot nënshkruan amandamentin e katërt të marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore me SHBA-të, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve.
Osmani ka shkruar në Facebook se në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.
“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse. Kosova është e bekuar me aleatët e saj”, ka shkruar ajo.