Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares së Shtetit, mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright.
Osmani dhe Kurti me këtë rast kanë zhvilluar edhe një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ndryshe, liderë botërorë, në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, nderojnë sot ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Albright ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit. Ajo ka luajtur një rol kyç për të bindur administratën e Bill Clinton në intervenimin e NATO-s kundër Sllobodan Millosheviq në vitin 1999.