Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj për t’u konsultuar rreth konstituimit të institucioneve.
Kurti dhe Osmani si fitues të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit kanë ftuar në takime gjatë ditës sotme liderët e partitve parlamentare. Kjo pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor.