Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në ora 16:30.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
“Në orën 16:30, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.
Escobar sot do të ketë takime me krerët opozitarë, të cilët i ka ftuar për darkë.