Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, me të cilin bisedoi për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend.
Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë, si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.