Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tetë persona pasi të njëjtit janë gjetur duke luajtur bixhoz. Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se rasti është iniciuar si “Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”. Ndërsa arrestimi është bërë të hënën rreth orës 23:30.
“Rr. 1 Tetori, Prishtinë 27.03.2023-23:30. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.