UBT News

​Ora e Tokës shënohet më 26 mars duke fikur dritat në orën 20:30

In Paris, on Saturday, March 30th at 8:30 pm, 2019, Anne Hidalgo, Mayor of Paris, extinguished the Eiffel Tower in the presence of Monique Barbut, Member of the Board of Directors of WWF France and Deputy Secretary-General of the United Nations, Brune Poirson, Secretary of State to the Minister of State, Minister for Ecological and Solidarity Transition, Philippe Martin, President of the French Biodiversity Agency and Benjamin Carboni, actor and host of the "CleanWalker" Youtube channel and Cyrielle Hariel, journalist. Healthy nature makes our life better by providing us good food, clean air, and fresh water - but it is all under the threat of climate change.This Earth Hour, join millions around the world to turn off lights and speak up why nature matters. #Connect2Earth.

Të shtunën, më 26 mars, në orën 20:30, një nga nismat më të mëdha mjedisore në botë, Ora e Tokës, do të bashkojë sërish njerëzit në gjithë globin për të treguar përkushtimin e tyre ndaj planetit Tokë.

Organizata WWF Adria përmes një njoftimi për media i fton të kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës që të fikin ndriçimin në ndonjë objekt apo pjesë të veçantë të qyteteve të tyre të shtunën nga ora 20:30 deri në 21:30, dhe kështu, të bëhen pjesë e shënimit të kësaj dite.

Përderisa biodiversiteti i botës po zvogëlohet në një shkallë të paprecedent, dhe rreth një milionë specie janë të kërcënuara me zhdukje, lëvizja më e madhe në botë për ruajtjen e planetit ka për qëllim të mobilizojë individët, bizneset, dhe qeveritë, të jenë pjesë e bisedimeve dhe zgjidhjeve që nevojiten për një të ardhme të qëndrueshme.

Ora e Tokës, e cila filloi në vitin 2007 si ngjarje simbolike e ndaljes së dritave në Sidni të Australisë, sot shënohet në mbi 190 shtete dhe territore.

Këtë vit në rajonin fokusi i kësaj ngjarjeje do të jetë ngritja e vetëdijes për llojet e kafshëve që po zhduken me ritëm shumë të shpejtë.

Ndryshe, WWF është një nga organizatat më të mëdha të pavarura e më me reputacion për mbrojtjen e natyrës, me afro pesë milion mbështetës, dhe një rrjet global aktiv në më shumë se 100 shtete.

Misioni i WWF është të ndalojë shkatërrimin e mjedisit natyror të Tokës, dhe të ndërtojë një të ardhme ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën.

Exit mobile version