UBT News

​Opozita bllokon foltoren e Kuvendit

Seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës është duke u penguar që të zhvillojë punimet e saj plenare nga deputetët e PDK-së dhe nga AAK.

Në momentin kur mori fjalën deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu, është penguar fjalimi i saj në foltore nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Madje, deputeti Tahiri e këputi mikrofonin e foltores.

Kërkesa e opozitës ishte që mos të mbahet seanca e Kuvendit, derisa po protestohet në oborrin e Kuvendit të Kosovës nga veteranët e luftës së UÇK-së.

Deputeti i PDK, Rashit Qalaj, theksoi se nuk do të ketë normalitet në Kuvend, derisa të trajtohet çështja e përfshirjes së veteranëve në pagën minimale. Madje, ai shton se seanca e sotshme nuk do të lejohet të mbahet.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, pas kësaj situate ka ftuar në takim shefat e grupeve parlamentare.

Exit mobile version