Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacioni i rrallë dhe i komplikuar.
Një 40 vjeçare e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime.
ShSKUK ka theksuar se, operacioni ka zgjatur më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi.
“Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacioni rrallë dhe i komplikuar. 40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.