Të paktën 1 mijë e 892 civilë janë vrarë dhe 2 mijë e 558 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt, sipas Kombeve të Bashkuara.
Në mesin e tyre janë 478 burra, 308 gra, 30 vajza dhe 52 djem, si dhe 71 fëmijë dhe 953 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk dihet, tha në një deklaratë Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave të shumta lëshuese, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, thuhet në deklaratë.
Shifrat aktuale të viktimave mund të jenë dukshëm më të larta për shkak të një vonese në raportet nga disa vende, shtoi OHCHR. Këto përfshijnë zona të tilla si qyteti i rrethuar juglindor i Mariupolit, ku “shifrat po vërtetohen më tej”.