UBT News

​OKB: Pothuajse 1 mijë gazetarë të vrarë në dhjetë vjet

epa09942375 Palestinian artists paint a mural for Al Jazeera journalist Shireen Abu Akleh in Gaza City, 12 May 2022. According to the Palestinian health ministry, Al Jazeera journalist Shireen Abu Akleh was shot and killed on 11 May 2022 by Israeli forces during an Israeli raid in the West Bank town of Jenin. EPA-EFE/MOHAMMED SABER

Në dhjetë vjetët e fundit janë vrarë 958 gazetarë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

“Në të njëjtën periudhë, më shumë se 1 mijë janë mbyllur në burgje”, tha komisioneri i lartë në fillim të një konference për mbrojtjen e gazetarëve në Vjenë.

“Numrat janë të papranueshëm”, tha ai, përcjell ATSh.

Takimi u organizua nga Ministria e Jashtme e Austrisë për të shënuar 10-vjetorin e Planit të Veprimit të OKB-së për Sigurinë e Gazetarëve.

Turk e konsideroi sukses që gjatë planit të veprimit rreth 50 vende kanë krijuar ose forcuar mekanizma për të mbrojtur profesionistët e medias.

“Vitet e fundit, numri mesatar i vrasjeve është ulur. Megjithatë nevojiten përpjekje shumë më të mëdha”, tha ai.

“Çdo kërcënim ndaj një gazetari është një kërcënim për të drejtat tuaja, të drejtat e mia dhe të drejtat e të gjithëve për lirinë e informacionit, mendimit dhe shprehjes”, theksoi Turk.

Exit mobile version