1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, njoftoi Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, në një postim në Twitter të mërkurën mbrëma.
“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje”, tha Grandi.
Ai ka bërë thirrje që të lihen armët.
“Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin, në mënyrë që të mund të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare”, përfundon shkrimi i Grandit në Twitter.
Mëngjesin e 24 shkurtit Rusia pushtoi Ukrainën.