UBT News

​Oficerët doganorë parandalojnë mallëra kontrabandë në dy raste të ndara

Në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrollë.

Shoferi nuk i është bindur urdhrave për tu ndaluar dhe ka tentuar për të largohet.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se, oficerët doganorë kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontrollë në një dyqan dhe me këtë rast janë gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë. Telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtëse.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 9 shtator 2022, oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.

Ne magjistralen Kaçanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrolle, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficeret doganor kanë arritur që ta ndalojne automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjalt industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kane kryer një kontrollë në nje dyqan / Mobil Shop dhe me këtë rast jane gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë. Telefonat e kontrabanduar jane sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Exit mobile version