UBT News

​Oda e Hotelierisë: Të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon të dijë pse nuk po bëhet zyrtar vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshe.

OHTK nëpërmejt një komunikate thekson se pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 qershor 2021.

“Ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë! Neve si përfaqësues të bizneseve të të gjitha llojeve, nga ministria e Shëndetësisë disa herë na është kërkuar që t’u japim kohë për të hulumtuar mirë terrenin në mënyrë që të evidentohen në mënyrë sa më të sigurtë rastet me Covid-19, dhe sigurisht që për të mirën tonë dhe të qytetarëve kemi gjetur forma që t’i bindim edhe bizneset që të kenë durim. Dhe si rezultat i këtij durimi, na është thënë që pas datës 15 qershor nuk do të kemi më probleme/mosmarrëveshje, sepse do të fillojë puna për të gjithë, sipas manualeve të realizuara bashkarisht. Është më se e ditur se edhe data 15 qershor ka qenë shumë vonë për t’u hapur këto sektore, sepse veçse do të duhej të fillonin punën shumë më parë që ta shfrytëzonin këtë kohë të frytshme për të ngritur paksa gjendjen Ekonomike, mirëpo tani jemi në një gjendje ku as me 15 qershor nuk kanë filluar punën numër i madh i bizneseve. Është absurde dhe e papranueshme në qoftëse SA MË PARË nuk zyrtarizohet vendimi për hapje sepse punën në terren jemi duke e parë dhe duke e hulumtuar, kështuqë meqenëse rastet me Covid janë fare pak, dhe popullata ka filluar vaksinimin, atëherë nuk ka mbet asgjë tjetër përpos kthimit të normalitetit, gjithmonë me kujdes të shtuar dhe respektim të manualeve”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version