UBT News

​Oda e Avokatëve i reagon Haxhiut mbi akuzat për mosbashkëpunim

Oda e Avokatëve e Kosovës ka reaguar pas deklarimeve të ministres Albulena Haxhiu se Oda e Avokatëve është institucioni i vetëm me të cilin nuk po gjejnë bashkëpunim dhe se kësaj të fundit po i mungon vullneti për të bashkëpunuar mbi raportin me rekomandimet që dalin nga strategjia për sundimin e ligjit.

Ministrja e Drejtësisë në aktivitetin për të përmbyllur javën e ndërmjetësimit ka thënë se i është shkruar disa herë Odës së Avokatëve në raport me këto rekomandime, por ata nuk kanë shprehur interes për bashkëpunim.

Oda e Avokatëve me këtë rast përkujton se në të njëjtin aktivitet, edhe zëvendëskryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj, ka akuzuar avokatët për mos bashkëpunim lidhur me e-mailat zyrtarë, pasi në atë aktivitet nuk ishte askush pjesëmarrës nga Oda e Avokatëve.

OAK sqaron se ka qenë nga 14 shkurti në komunikim me zyrtarët nga Rishikimi funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, dhe ka kërkuar të njoftohet mbi mënyrën e aprovimit të strategjisë dhe informacion sqarues se, pse OAK nuk ka qenë pjesë e ekipit qendror punues për hartimin e projekt strategjisë së sundimit të ligjit, dhe as pjesë e Komitetit Drejtues dhe organit koordinues ndërinstitucional.

OAK përkujton se më 21 korrik 2022 së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë pasur tryezën e përbashkët për finalizimin e Draft Raportit përfundimtar për vlerësimin ex post të Ligjit për Avokatinë, që dëshmon se komunikimi i mirëfilltë nuk mungon nga ana e OAK-së.

Exit mobile version