UBT News

​OBSh: Kolera po përhapet në Liban

Libani ka raportuar rreth 1 mijë e 400 raste të kolerës që nga mesi i tetorit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe grupi i parë i vaksinave ka mbërritur nga Franca.

Rasti i parë i kolerës në Liban që nga viti 1993 u raportua në tetor në qytetin verior të Bebnin, dhe sipas OBSh-së, numri i të sëmurëve që atëherë është rritur në 1 mijë e 400.

Drejtori Rajonal i OBSh-së për Emergjencat, Rick Brennan tha se sëmundja mund të ketë ardhur nga Siria, ku tani po luftojnë me rreth 20 mijë pacientë dhe shtoi se numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm këtë vit, duke shpjeguar se përmbytjet, thatësia, migrimi dhe faktorë të tjerë që bëjnë qasja e vështirë në ujë të pastër çon në infeksion më lehtë.

Të hënën, Libani mori grupin e parë prej 13 mijë dozash të vaksinave të dhuruara nga kompania shëndetësore franceze Sanofi, me ndihmën e qeverisë franceze, e cila u mirëprit nga ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Abiad, i cili u tha gazetarëve se vaksinat do të luajnë një “rol thelbësor në kontrollin e epidemisë”.

Përveç donacioneve nga Franca, OBSh ofron ndihmë të vazhdueshme për Libanin në formën e personelit mjekësor, pajisjeve dhe burimeve për laboratorët, si dhe trajnimin e stafit në klinika.

Exit mobile version