UBT News

​OAK kërkon heqjen e taksës për certifikatën fitosanitare për eksport

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkrese, kryeministrit të Kosovës, për heqjen e taksës së certifikatës fitosanitare, të cilën obligohen bizneset që t’ia paguajnë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, në rastin e eksportit të produkteve ushqimore dhe zvogëlimin e taksave tjera nga AUV-i më së paku 50%.

Kohët e fundit eksporti i Kosovës me produkte ushqimore ka shënuar rritje, andaj krijimi i lehtësirave në këtë aspekt, do të bënte që produktet tona në tregjet ndërkombëtare të dalin me çmime më konkurruese. Vende të ndryshme, ofrojnë politika e subvencione nga më të ndryshmet për prodhimet vendore të cilat dedikohen për eksport e të cilat Oda e Afarzimit të Kosovës në kontinuitet është duke i kërkuar.

Krijimi i lehtësirave për eksportuesit vendor do të ndihmonte sado pak eliminimin e procedurave burokratike dhe në një formë të paktën disa taksa të panevojshme me të cilat ngarkohen këto të fundit, sipas mundësive ti zvogëlojmë sa më shumë, duke e pasur parasysh eksportin shumë të vogël që e kemi në krahasim me importin.

Rikujtojmë që shërbimi fitosanitar ka numrin më të madh të aktiviteteve brenda AUV-së. Përveç detyrave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj, Inspekcioni Fito-Sanitar bënë kontrollin dhe inspektimin e të gjithë artikujve ushqimor dhe jo ushqimor që janë të përfshirë në Vendimin Nr. 01-932/2015 AUV-së. Andaj, konsiderojmë që heqja e taksës për këto shërbime për operatorët ekonomik të cilët eksportojnë produktet e tyre në vendet e tjera, do të ndihmonte duke ofruar kështu një përkrahje për eksportin vendor.

Për dijeni, për çdo eksport të një kamioni jashtë vendit, biznesi obligohet të paguaj një taksë eksporti prej 40 euro në AUV.

Exit mobile version