Njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë nga nxënës i shkollës fillore, të cilën e kishte ekspozuar në orën e mësimit derisa kishte qenë në shkollë.
Rasti ka ndodhur dje në Suharekë. Në konsultim me prokuronin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, edhe në fshatin Meje të Gjakovës, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti kishte postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.