Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.
Deri në ora 12:00 janë numëruar 8 mijë e 135 vota nga 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta në total.
Prej votave të numëruara, 3 mijë e 775 prej tyre i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 1 mijë e 526 Partisë Demokratike të Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 853 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 865 vota. Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në subjektet e tjera politike.
Në lidhje me procesin e numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, më vonë gjatë ditës pritet edhe një konferencë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.