Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të moszbatimit të urdhrit mbrojtës nga Gjykata, në Suharekë.
Të dielën një grua e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.
I dyshuari, sipas Policisë, është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’i marrë telefonin viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Rasti është inicuar si moszbatim i urdhrit mbrojtës.
“Suharekë, 25.09.2022-09:30. Viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij . I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, njofton policia.