Qeveria norvegjeze njoftoi sot se ka vendosur të ndihmojë Ukrainën të blejë gaz për dimrin e ardhshëm në shumën prej 195 milionë dollarëve.
Fondet, të cilat janë pjesë e paketës së paralajmëruar më parë të ndihmës prej 10 miliardë koronash, do të kalojnë përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).
“Është e rëndësishme që mbështetja të kanalizohet përmes një organizate të themeluar, të njohur ndërkombëtarisht, e cila do të sigurojë përdorim efikas dhe transparent të fondeve”, thuhet në një deklaratë ministri norvegjez i Financave Trygve Slagsvold Vedum.