UBT News

​Norvegjia do të ndalojë shërbimin e alkoolit për shkak të Omicronit

Si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e variantit omicron, Norvegjia do të ndalojë shërbimin e alkoolit në bare dhe restorante, do të vendosë rregulla më të rrepta në shkolla dhe do të përshpejtojë programin e vaksinimit, kështu ka deklaruar dje qeveria në Oslo.

Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se situata është serioze dhe se infeksionet po përhapen shumë shpejt, e që sipas tij “Omicron ka ndryshuar rregullat”.

Në Norvegji numri i infeksioneve të reja dhe shtrimet e pacientëve në spital kanë qenë në rritje, e kjo si shkak i variantit të ri.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI) rekomandoi që qeveria të marrë masat e nevojshme sa më shpejt që është e mundur.“Nëse nuk marrim masa efektive, rrezikojmë të kemi nga 90.000 deri në 300.000 raste të reja me COVID në ditë që nga janari”, tha FHI.

Instituti u shpreh i shqetësuar nga situata aktuale duke thënë se omicron mund të bëhet varianti dominues në ditët në vijim.

Masat parashihen të zgjasin katër javë.

Exit mobile version