Një zyrtare policore është gjetur e vdekur në varrezat e qytetit në Gjilan. Kjo po cilësohet vdekje e dyshimtë dhe prokurori e hetuesia kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen.
“Ende nuk i kemi thënë si vetëvrasje, është cilësuar si vdekje dyshimtë për momentin. Prokurori është duke punuar në vendin e ngjarjes. Ka ndodhur brenda varrezave të qytetit, nuk dihen detajet. Është femër zyrtare policore”, ka thënë Hashani.