UBT News

​Një tifoz në Gjakovë dëmtoi ulësen e palestrës sportive, ndalohet nga policia

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka dëmtuar ulësen e palestrës sportive.

Policia njofton se kjo ka ndodhur derisa i dyshuari ishte duke ndjekur një ndeshje basketbolli.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Exit mobile version