Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka dëmtuar ulësen e palestrës sportive.
Policia njofton se kjo ka ndodhur derisa i dyshuari ishte duke ndjekur një ndeshje basketbolli.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.