Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi Indonezinë të hënën, sipas autoriteteve.
Tërmeti u raportua në zonën Kaimana të provincës së largët lindore të Papua-s Perëndimore, sipas BMKG, agjencisë meteorologjike, klimatologjike dhe gjeofizike të vendit të Azisë Juglindore. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 15:58. (0858 GMT), shkruan AA.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo humbje jetësh.