Një qytetareje i është bllokuar llogaria bankare pasi që pa dijeninë e saj i është keqpërdorur kartela. Nuk bëhet e ditur se sa ishte dëmi i shkaktuar.
“Fushë Kosovë, 21.07.2022-09:35. Me 04.08.2022 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pasi ka qenë në filialin bankar është njoftuar se llogaria e saj është bllokuar si pasojë e blerjeve online pa dijen e saj që kishte ndodhur me kartelën e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë .