UBT News

​Një prizrenas shoqërohet në polici për fotografim të votës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për KosovaPress se është hapur një rast në një qendër të votimit në komunën e Prizrenit për cenim të fshehtësisë së votimit.

Kelani ka treguar se Policia e Kosovës se në bashkëpunim me Prokurorinë hetojnë çdo rast për të cilin pranojnë informatat.

“Në Prizren është hapur një rast, cenim i fshehtësisë së votimit. Ka vepruar policia së bashku me prokurorinë dhe në konsultim rasti është proceduar në formë të rregullt. Për rajonet tjera ka pasur informata të cilat janë hetuar”, tha ai.

Policia është detyruar të ndërhyjë edhe në rajone të tjera për të njëjtin veprim.

Exit mobile version