Një burrë në Obiliq ka raportuar se përmes një transaksioni bankar i janë vjedhur para (dollarë amerikan).
Ai ishte duke kryer një pagesë për një kompani që operon jashtë RKS-së dhe një person i tretë i panjohur ka ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme duke modifikuar faturat dhe ka bërë tërheqjen e shumës së parave.
Policia ka njoftuar se, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kompetente janë duke hetuar.
Rasti është inicuar si hyrje në sistemet kompjuterike.
“Obiliq 06-13.10.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes një transaksioni bankar i janë vjedhur para (dollarë amerikan), derisa ankuesi ishte duke kryer një pagesë për një kompani që operon jashtë RKS-së, një person i tretë i panjohur ka ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme duke modifikuar faturat dhe ka bërë tërheqjen e shumës së parave. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kompetente janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin policisë.