Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan dhe më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.
Rasti nën hetim.