Një person u gjet i vdekur dje në Lipjan, në afërsi të një shtëpie të pabanuar, e cila ishte përfshirë nga zjarri.
Vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, informoi Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor.